LAJMI I FUNDIT:

AKE-ja organizon takimin e parë publik për vitin 2016

AKE-ja organizon takimin e parë publik për vitin 2016

Agjencia për komunikime elektronike (AKE) sot do ta organizojë takimin e parë publik për vitin 2016, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç kumtoi AKE, në takim të gjithë të interesuarit do të kenë mundësinë të njoftohen me aktivitetet rregullative dhe masat e Agjencisë në gjashtë muajt e parë dhe për ato të planifikuara deri në fund të vitit 2016.


Theks të veçantë do t’i jepet aktiviteteve të AKE-së lidhur me gjendjen dhe lëvizjen e tregut të telefonisë mobile dhe masave lidhur me gjendjen dhe lëvizjen e tregut të telefonisë mobile dhe masave lidhur me rregullimin e punës dhe çmimit të operatorëve mobilë.

Segmenti i dytë i rëndësishëm janë aktivitetet lidhur me rregullimin e internetit të shpejtë të rrjeteve fikse dhe sigurimi i rrjeteve të internetit.

Në kuadër të prezantimit, gjithashtu, AKE-ja do t’i prezantojë edhe aktivitetet dhe masat për përparim të vazhdueshëm të të drejtave të shfrytuezve dhe zgjidhjen e kontesteve mes përdoruesve dhe operatorëve. /Telegrafi/