LAJMI I FUNDIT:

AKB-ja ekspozon prodhimet vendore në Prizren

AKB-ja ekspozon prodhimet vendore në Prizren

Nën patronatin e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe në kuadër të Projektit “Javët e Biznesit Kosovar 2017″, Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), do të bëj ekspozimin e prodhimeve vendore në sheshin e dëshmorëve në qendër të Prizrenit.

“Javët e Biznesit Kosovar 2017″ organizohet për të 15 vit me radhë në Kosovë që ka qëllim kryesor të promovojë ekonominë, të rrit konsumimin e prodhimeve Kosovare, të stimulojë Bizneset vendore, të përmirësojnë cilësinë e prodhimeve sipas standardeve më të larta.


“Javët e Biznesit Kosovar 2017″ po ashtu synojnë të inkurajojnë Qeverinë e Kosovës që të vazhdoj të krijojë ambient të favorshëm për një zhvillim më të hovshëm ekonomik si dhe takimi me Diasporën Shqiptare në vendet e ndryshme me qëllim te promovimit,rritjes së eksportit të Biznesit Kosovar dhe promovimin e Kosovës si shtet potencial për investime të reja. /Telegrafi/