LAJMI I FUNDIT:

Ajdini: Privatizimi ka dështuar, nuk u hapën vende të reja pune (Video)

Ajdini: Privatizimi ka dështuar, nuk u hapën vende të reja pune (Video)

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Avni Ajdini, në një intervistë për Emisionin “EKONOMI” në Telegrafi.com, ka thënë se procesi i privatizimit në vendin tonë nuk është treguar i suksesshëm.

Sipas tij, janë shitur asetet e kompanive të cilat ekonomia e Kosovës është dashur t’i mbajë.


“Për fat të keq as fabrikat janë shitë për material dhe iu është ndërruar destinacioni i tyre. Përveç Feronikelit dhe çimentoren në Han të Elezit të tjerat nuk janë në gjendje të mirë”, tha Ajdini.

“Privatizimin për ne ka dështuar, sepse është bërë privatizim i egër dhe pa analiza, edhe pse është fol nga ekonomistët, se do të ketë vende të reja të punës ai ka dështuar”, theksoi kryetari i BSPK-së, Avni Ajdini.

Ajdini: BSPK proteston më 1 Maj, nuk e pranon pagën minimale nën 300 euro (Video)
Lexo po ashtu Ajdini: BSPK proteston më 1 Maj, nuk e pranon pagën minimale nën 300 euro (Video)

Sipas tij, shpërndarja e 20 për qindëshit është duke shkuar mirë dhe nuk ka vonesa.

Aprovimi i listave të punëtorëve në Bordin e AKP-së nuk ka pas vonesa sepse ka përkrahje unanime për shpërndarjen e 20 përqindëshit për punëtorët”, tha Ajdini. /Telegrafi/