LAJMI I FUNDIT:

Ajan Maksuti në TMkids, rrëfimi i djaloshit me plot ide kreative

Ajan Maksuti në TMkids, rrëfimi i djaloshit me plot ide kreative

Ajan Maksuti është pjesëmarrësi i radhës në emisionin e fëmijëve TMkids.

Dhjetë vjeçari nga Tetova i cili shkëlqeu me përgjigjet e tij të formuluara bukur dhe kreativitetin që kishte, u përgjigj në pyetjet tona pa asnjë përtesë.


Ajani sikurse shumë moshatarë të tij i pëlqente lojrat argëtuese dhe materialet argetuese në rrjete sociale edhe pse këtë pëlqim e menaxhonte mjaft mirë me aktivitetet tjera ditore.

Nisur nga ky pasion, Ajani në të ardhmen tha se dëshiron të bëhet programer në mënyrë që të shpalos kreativitetin e tij.

Ai na tregoi se një ditë mund të bëhet edhe një afarist i mirë sepse idetë e tija bazike për biznes pothuajse i kishte definuar tashmë.

Ajani kishte futbollist të preferuar Cristiano Ronaldo madje tha se do të dëshironte një fotografi me të.

Një ndër pasionet e Ajanit ishin edhe udhëtimet. Ai tha se dëshiron të vizitoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Portugalinë dhe Francën dhe për çdo vizite kishte nga një arsye.

Shumëçka interesante nga bota e tij fëmijërore Ajani e rrëfeu për ne, për më tepër mund të ndiqni emisionin e plotë në linkun e poshtë vendosur.

Ky emision u mundësia nga Libraria Albas, të cilët edhe japin libra për fëmijët që marrin pjesë në TMkids./Telegrafi/