LAJMI I FUNDIT:

Aivo Orav: Kreytarët e shtetit vendosin nëse do ta forcojnë ose dobësojnë demokracinë në vend

Aivo Orav: Kreytarët e shtetit vendosin nëse do ta forcojnë ose dobësojnë demokracinë në vend

Ambasadori i Bashkimit Evropian (BE) në Maqedoni, Aivo Orav, u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që ia kthen kreytarit të shtetit të drejtën për të falur të dënuar për parregullsi zgjedhore dhe krime tjera, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Orav ka deklaruar se varet nga kryetari i tanishëm dhe i ardhshëm i shtetit nëse kompetencat e shtuara do t’i përdorin për forcimin ose dobësimin e demokracisë në vend, duke theksuar se BE-ja deri tani, shumë herë e ka kritikuar Maqedoninë për pavarësinë e gjyqësorit dhe sundimin e ligjit./Telegrafi/