LAJMI I FUNDIT:

Airlander, fluturakja e “pranueshme” për ambientin – mund të akomodojë 100 pasagjerë dhe të lëvizë me shpejtësi prej 145 km/h

Airlander, fluturakja e “pranueshme” për ambientin – mund të akomodojë 100 pasagjerë dhe të lëvizë me shpejtësi prej 145 km/h

Nuk është se mund të themi që brenda ka teknologji të avancuar të aviacionit, por në Yorkshire të Anglisë është vendi ku po ndërtohet flota e aeroplanëve që janë të “pranueshëm” për mjedisin.

Dhjetëra aeroplanë gjigantë Airlanders do të prodhohen – duke u hapur kështu 1.800 vende të reja punë, transmeton Telegrafi.


Pavarësisht se kanë pamjen e versionit të zepelinit gjerman që u ngrit në qiell një shekull më parë, ata janë të mbushur me helium e jo me hidrogjen që ishte material shumë i ndezshëm.

Kjo fluturake mund të akomodojë 100 pasagjerë dhe të lëvizë me shpejtësi maksimale prej 145 kilometra në orë, natyrisht se nuk mund të garojnë me aeroplanët modernë kur bëhet fjalë për shpejtësinë dhe kapacitetet e akomodimit.

Por sekreti i suksesit të fluturakes është teknologjia e “pranueshme” për mjedisin, që do të thotë se lë gjurmë karboni dhjetë herë më pak sesa aeroplanët e zakonshëm.

Dhjetë fluturake të tilla që kushtojnë nga 30 milionë dollarë për copë, po ndërtohen nga Hybrid Air Vehicles në bashkëpunim me kompaninë spanjolle Air Nostrum.

Prodhimi i tyre do të fillojë këtë vit dhe i fundit pritet të përfundojë në vitin 2026. Udhëtimi nga Barcelona drejt Majorcas, do të kërkojë vetëm katër orë. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Ra borë në prill dhe kam goma verore - çfarë duhet të bëj me to?

Ra borë në prill dhe kam goma verore - çfarë duhet të bëj me to?

Auto
Raportoni veturat e parkuara në mënyrë të paligjshme dhe fitoni para në Suedi

Raportoni veturat e parkuara në mënyrë të paligjshme dhe fitoni para në Suedi

Auto
Në një vend të madh evropian, duan të ndalojnë vozitjen gjatë fundjavave?

Në një vend të madh evropian, duan të ndalojnë vozitjen gjatë fundjavave?

Auto
Zbulohet se çfarë i shkroi Elon Musk stafit të Tesla-s ku njoftoi pushimin nga puna të më shumë se 10% të fuqisë punëtore

Zbulohet se çfarë i shkroi Elon Musk stafit të Tesla-s ku njoftoi pushimin nga puna të më shumë se 10% të fuqisë punëtore

Auto
BMW së shpejti prezanton modelin më të shitur të saj, por me një pamje tjetër

BMW së shpejti prezanton modelin më të shitur të saj, por me një pamje tjetër

Modelet e Reja
Fakte interesante: Cilat vetura prishen më shumë në rrugë - elektrike, benzinë apo naftë?

Fakte interesante: Cilat vetura prishen më shumë në rrugë - elektrike, benzinë apo naftë?

EVs
Kalo në kategori