LAJMI I FUNDIT:

Air France sërish në grevë

Air France sërish në grevë

Punonjësit e kompanisë kombëtare ajrore të Francës, Air France, njoftuan se më 23 mars sërish do të fillojnë grevën.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga 10 sindikatat anëtarë e të cilëve janë punonjësit e kompanisë, thuhet se sërish është marrë vendimi për grevë për të protestuar ndaj politikës së pagave dhe kushtet e punës.


“Pagat e punonjësve me vite janë ngrirë me arsyetimin e krizës financiare”, thuhet në deklaratë, shkruan AA, ndërsa është kërkuar rritje prej 6 për qind të pagave dhe se në drejtim të kërkesave të tyre më 23 mars do të fillojnë grevën.

Në grevë do të marrin pjesë pilotët, ekuipazhi dhe punonjësit e shërbimit tokësor.

Ndërkohë sindikatat javën e ardhshme do të takohen për të përcaktuar se si do t’i ashpërsojnë reagimet e tyre ndaj menaxhmentit të Air France.

Nga ana tjetër kjo do të jetë greva e dytë, ku më parë muajin e kaluar punonjësit e Air France nisën grevë për shkak të krizës financiare në këtë kompani. /Telegrafi/