LAJMI I FUNDIT:

“Ai më mësoi se si ta shikoja lojën”, Ruben Dias përmend personin që pati ndikimin më të madh në karrierën e tij

“Ai më mësoi se si ta shikoja lojën”, Ruben Dias përmend personin që pati ndikimin më të madh në karrierën e tij

Ruben Dias beson se fjalët e mençura të babait të tij patën ndikimin më të madh që ai të arrijë nivelin në të cilin është sot në Manchester City.

26-vjeçari portugez është kthyer në njërin nga lojtarët kryesor të Cityt, por edhe në një mbrojtësit më të mirë në botë aktualisht.

Për nivelin e tij prej top lojtari, Dias meritat ja jep babait të tij, pasi thotë se ai i ka dhënë këshillat më të mira.


“Unë i jap shumë meritë atij. Ai kurrë nuk ka qenë në lojë. Ai ishte një portier, por një aksident automobilistik e ndaloi. Ndërgjegjësimi që ai ka është shumë më i mirë se shumë njerëz që kam i njohur në industrinë e futbollit”, ka thënë fillimisht Dias për Mancity.com.

“Për dikë nga jashtë që ka qenë një tifoz i Benficas, ai mund të kishte kaq shumë mendime të lehta. Mënyra se si më mësoi se si ta shikoja lojën, nuk e di nga e mori atë”.

“Ndoshta është vetëm një pjesë e personalitetit të tij që është bërë pjesë e personalitetit tim, por unë i jap atij shumë merita sepse marr shumë ndikimin që ai më dha në futboll”.

“Numri një do të jetë gjithmonë sepse ai më mësoi të shikoja veten fillimisht në vend që të fajësoja dikë tjetër për dështimet e mia ose dështimet e ekipit tim. Kjo është kaq e thjeshtë dhe kaq e vërtetë”, përfundoi portugezi.

Babai i Dias nuk ishte i vetmi që e ndihmoi të zhvillonte aftësitë e tij në futboll. I rritur në periferi të Lisbonës, Ruben luante çdo ditë me vëllain e tij të madh Ivan. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një nga lojtarët më të mirë në botë në pozitën e tij nuk rinovon - pret Real Madridin për ofertë

Një nga lojtarët më të mirë në botë në pozitën e tij nuk rinovon - pret Real Madridin për ofertë

La Liga
Lojtarët e Bayernit të acaruar me një vendim që ka marrë Kompany

Lojtarët e Bayernit të acaruar me një vendim që ka marrë Kompany

Bundesliga
Hansi Flick po përgatit një transferim befasues te Barcelona për afatin e janarit

Hansi Flick po përgatit një transferim befasues te Barcelona për afatin e janarit

La Liga
Taulant Xhaka paralajmëron rikthimin e Granitit te Baseli dhe planin e tyre pasi të pensionohen nga futbolli

Taulant Xhaka paralajmëron rikthimin e Granitit te Baseli dhe planin e tyre pasi të pensionohen nga futbolli

Ligat tjera
E ardhmja e Dele Alli merr një kthesë të re që mund ta shohë ish-yllin e Anglisë të rikthehet në Ligën Premier

E ardhmja e Dele Alli merr një kthesë të re që mund ta shohë ish-yllin e Anglisë të rikthehet në Ligën Premier

Premier League
Messi ka parakaluar Ronaldon në garën për blerjen e një veture të rrallë që kushton 27 milionë euro

Messi ka parakaluar Ronaldon në garën për blerjen e një veture të rrallë që kushton 27 milionë euro

Ndërkombëtare
Kalo në kategori