LAJMI I FUNDIT:

“Ai dhe unë refuzuam të luanim së bashku – dy ditë më vonë e shiti klubi” – Van der Vaart tregon historinë me Ibrahimovic

“Ai dhe unë refuzuam të luanim së bashku – dy ditë më vonë e shiti klubi” – Van der Vaart tregon historinë me Ibrahimovic

Rafael van der Vaart një ish-mesfushor i Ajax, HSV, Real Madrid, Tottenham dhe Kombëtares së Holandës, tani analist i futbollit, po vazhdon të tregojë histori të jashtëzakonshme nga karriera e tij.

Tregimet e tij janë shpesh virale, dhe një që ai dha në një intervistë me Talksport është bërë gjithashtu e tillë.

I referohet Zlatan Ibrahimovicit dhe periudhës që Van der Vaart kaloi me të në Ajax.


“Idiot! Ai ishte arrogant. Edhe unë kisha një ego të madhe, ishim të dy të rinj dhe të vrullshëm. Në një moment erdhi deri aty sa nuk pranuam të luanim bashkë”.

Van der Vaart e quajti "tepër egoist", Ronaldo i përgjigjet brutalisht
Lexo po ashtu Van der Vaart e quajti "tepër egoist", Ronaldo i përgjigjet brutalisht

“Dy ditë më vonë Ibrahimovic u nis për në Juventus. Isha ai ose unë. Unë isha me fat që Juventusi e donte, kështu që unë mund të qëndroja në klubin e ëndrrave të mia”, tregoi Van der Vaart.

Van der Vaart arriti suksesin më të madh në karrierë me Ajaxin, ku ishte dy herë kampion i Holandës dhe një herë fitoi Kupën e Holandës dhe Superkupën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora

Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora

La Liga
Barcelona tmerrohet në 45 minutat e parë: Pavlidis kompetoi het-trikun e tij për 30 minuta

Barcelona tmerrohet në 45 minutat e parë: Pavlidis kompetoi het-trikun e tij për 30 minuta

Liga e Kampionëve
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

'Çmenduria' e afatit kalimtar të janarit: Jack Grealish tek Manchester United?

'Çmenduria' e afatit kalimtar të janarit: Jack Grealish tek Manchester United?

Premier League
Katër opsionet e Man United për sulmin - tre nga Liga Premier, një nga Ligue 1

Katër opsionet e Man United për sulmin - tre nga Liga Premier, një nga Ligue 1

Premier League
Tyson Fury bëri pranimin e sinqertë: Gypsy King zbuloi se sa para ka në bankë

Tyson Fury bëri pranimin e sinqertë: Gypsy King zbuloi se sa para ka në bankë

Boks
Kalo në kategori