LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Vendosja e Limajt në krye të grupit negociator, tregon se Thaçi nuk ka fuqi (Video)

Ahmeti: Vendosja e Limajt në krye të grupit negociator, tregon se Thaçi nuk ka fuqi (Video)

Kryetari i PSD-së njëherësh kryetar i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se Serbia ka nevojë për hapjen e kapitujve me BE-në.

“Ne e kemi cek edhe në letrën që i kemi dërguar Mogherinit që jemi për pjesëmarrje në dialog”, tha kryetari i PSD-së.


Ahmeti, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se fakti që Thaçi e ka vendosur Fatmir Limajn si udhëheqës i negociatave tregon për mungesën e fuqisë së tij.

“Thaçi u dëshmua se nuk e ka fuqinë që e ka pasur dikur. Fakti që e ka vendos Fatmir Limajn si udhëheqës të negociatave, është një kompromis i tyre”.

Ai tha se Thaçi e Limajn e njohin mirë njëri tjetrin dhe këto janë lojëra të tyre pasi, Limaj e kërcënoi Thaçin se mund ta mbështesim opozitën.

“Këta i kanë tregua Thaçit se ne edhe mund të mbështesim opozitën dhe rezolutën për paprekshmërinë e territorit të Kosovës. Menjëherë u zgjuan në mes të natës Thaçi, Haradinaj, Limaj dhe Veseli dhe dolën me qëndrim se Fatmir Limaj po i udhëheq negociatat”, tha Ahmeti.

Hashim Thaçi po shfrytëzon më së miri përçarjen e opozitës, sipas Ahmetit.

“Ai në këto kushte mundet edhe një takim me bërë me Vuçiqin në New York javën e ardhshme”, tha Shpend Ahmeti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori