LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Për herë të parë në 15 vitet e fundit, Pallati i Rinisë është pa borxhe

Ahmeti: Për herë të parë në 15 vitet e fundit, Pallati i Rinisë është pa borxhe

I pari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se për herë të parë në 15 vitet e fundit, Pallati i Rinisë është pa borxhe.

Ahmeti në një postim të tij në rrjetin social Facebook ka shkruar se i kanë paguar të gjitha vendimet gjyqësore si pasojë e zjarrit në vitin 2000.


Sipas tij, me vendim të Komunës së Prishtinës tashmë borxhet janë paguar dhe gjendja është normalizuar.

“Për vite me radhë para marrjes në menaxhim, kamata e vendimeve është shtuar me që rast Pallati është rënduar edhe më shumë. Me vendim të Komunës së Prishtinës tashmë borxhet janë paguar dhe gjendja është normalizuar. Me këtë rast ka përfunduar faza emergjente e vlerësimit të borxheve dhe pagesave. Kjo ka qenë faza e parë pas kthimit të Pallatit në Ndërmarrje Komunale”, ka thënë ai.

Ahmeti po ashtu theksoi se kanë filluar fazën e dytë të përgatitjes së investimeve.

“Tashmë kemi filluar fazën e dytë të përgatitjes së investimeve në pjesën e rinisë ku ka qenë ASK dhe ku është Salla e Kuqe, dhe po ashtu kemi filluar punët përgatitore për projektin e renovimit të salles së djegur, apo Sallës së Madhe. Po ashtu po planifikohet edhe renovimi i të gjitha sallave, zhveshtoreve, dhe ambienteve të tjera në institucionin më të madh sportiv në vendin tonë”, ka shkruar ndër të tjera Ahmeti, në Facebook. /Telegrafi/