LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Gjuha shqipe nuk duhet të jetë kusht për të kandiduar për të parin e Prizrenit (Video)

Ahmeti: Gjuha shqipe nuk duhet të jetë kusht për të kandiduar për të parin e Prizrenit (Video)

Analisti Arben Ahmeti, duke e komentuar debatin që është zhvilluar nga kandidatët për kryetar të Komunës së Prizrenit, që pretendojnë pozitën e të parit të këtij qyteti, ka thënë se gjuha nuk duhet të jetë kriter për të fituar këtë qytet.

Ai ka thënë në emisionin “Debat D”, të RTV Dukagjini, ka theksuar se e ka përshtypjen se gracka në të cilën ka rënë kandidati i PDK-së për Prizrenin, Shaqir Totaj, duke ia përmendur faktin se sipas tij, kandidati i VV-së, Mytaher Haskuka nuk e flet mirë gjuhën shqipe, është gabim.


“Unë mendoj se Prizreni nuk e duron këtë gjë. Shumica e kandidatëve për këtë qytet nuk dinë të flasin mirë shqip. Nuk mund të jetë kjo gjë kriter”, ka shtuar Ahmeti. /Telegrafi/