LAJMI I FUNDIT:

Ahmetaj: S’ka liberalizim vizash pa ratifikimin e demarkacionit

Ahmetaj: S’ka liberalizim vizash pa ratifikimin e demarkacionit

Ministrja e Integrimeve Europiane, Mimoza Ahmetaj, ka deklaruar se Bashkimi Europian nuk tërhiqet prej kushteve që ka vendosur ndaj Kosovës për t’ia liberalizuar vizat.

Këtë deklaratë Ahmetaj e ka bërë pak ditë para se Isa Mustafa të shkojë në Bruksel, ku ka thënë se do të kërkojë heqjen e demarkacionit si kusht për Kosovën, për një kohë prej 1 apo 2 viteve.


“Kriteri i demarkacionit është vendosur qysh në vitin 2012 në fillim të procesit të liberalizimit të vizave, në kuadër të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave, për çka ne jemi pajtuar me këtë udhërrëfyes dhe si i tillë duhet të përmbushet. Qeveria dhe Kuvendi janë dukë bërë koordinimin e nevojshëm që procesi i liberalizimit të vizave, respektivisht çështja e demarkacionit të përfundoj sa më parë, në mënyrën më të mirë të mundshme që Kosova të mos vazhdoj të mbetet e bllokuar”, ka thënë Ahmetaj, shkruan Lajmi.net.

“Pas përfundimit të demarkacionit dhe konfirmimit të progresit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, Komisioni Evropian do t’i propozoj Këshillit dhe Parlamentit për miratim heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e ministrisë.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, pritet që të udhëtojë në fillim të javës së ardhshme në Bruksel, ku do prezantojë kërkesën e tij të re në lidhje me liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës.

Mustafa po ashtu ka deklaruar se Kosova ka përkrahjen e Bashkimit Evropian që liberalizimi i vizave të bëhet në muajin gusht, në mënyrë që t’u mundësohet qytetarëve të vendit dhe bizneseve qarkullim i lirë evropian.

Por, në ministrinë e Integrimeve Europiane nuk kanë folur për afate kohore se kur Kosova mund ta marr liberalizmin e vizave, duke shtuar se i vetmi kusht që ka mbetur pa u plotësuar është ratifikimi i demarkacionit.

Komisioni Evropian në maj të vitit të kaluar kishte propozuar që Kosovës t’i hiqen vizat, por që vendimi për heqjen e tyre nuk është marr për shkak se Kosova ende nuk ka arritur ta ratifikojë marrëveshjen për shënimin e kufirit më Malin e Zi. Kjo marrëveshje është duke u kundërshtuar nga partitë opozitare dhe disa deputet të shumicës, pasi sipas tyre më këtë marrëveshje Kosova humbi mbi 8 mijë hektarë tokë.

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Lajme

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori