LAJMI I FUNDIT:

Aguero pritet t’i kryejë sot testet mjekësore te Barcelona, lajmërohet edhe transferimi i Garcias

Aguero pritet t’i kryejë sot testet mjekësore te Barcelona, lajmërohet edhe transferimi i Garcias

Barcelona thuhet se do të lajmëroj dy marrëveshje gjatë ditës së sotme dhe të dy pritet të vijnë nga Manchester City. Bëhet fjalë për sulmuesin Sergio Aguero dhe mbrojtësin Eric Garcia.

Klubi katalunas nuk do të vonojë me fillimin e ndryshimeve të nevojshme në skuadër, pasi synon një sezon të ri të suksesshëm pasi dështimit këtë vit.


Tashmë e disa ditë janë përfolur emrat e përforcimeve të mundshme dhe ato vijnë nga secili reparti, nga mbrojtja deri tek sulmi.

Aguero është gati për Barcelonën: Një zgjedhje me zemër, por edhe e duhur
Lexo po ashtu Aguero është gati për Barcelonën: Një zgjedhje me zemër, por edhe e duhur

Sipas gazetarit të njohur italian, Fabrizio Romano, Barcelona pritet t’i konfirmojë sot dy marrëveshje.

Romano njofton se Aguero do të jetë në Barcelonë në orët e ardhshme në mënyrë që t’i nënshtrohet testeve mjekësore dhe kontrata deri në qershor të vitit 2023 tashmë është nënshkruar.

Ai gjithashtu njofton se edhe mbrojtësi spanjoll, Eric Garcia do të njoftohet gjithashtu si transferim i verës i klubit nga Camp Nou.

Në anën tjetër, Romano shton se marrëveshja me Georgino Ëijnaldum do të përfundojë zyrtarisht në ditët e ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Ndërkombëtare
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Kalo në kategori