LAJMI I FUNDIT:

Agon Elezi nga Antalia e Turqisë: Për ne të dyja ndeshjet janë të rëndësishme

Agon Elezi nga Antalia e Turqisë: Për ne të dyja ndeshjet janë të rëndësishme

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut po vijon me ditën e dytë të përgatitjeve në Antalia të Turqisë për ndeshjet kontrolluese që do ti luaj ndaj Moldavisë dhe Malit të Zi.

Mesfushori shqiptar, Agon Elezi ka folur nga Antalia e Turqisë për përgatitjet me ekipin përfaqësues të vendit si dhe për aspektin se si i shohin këto dy ndeshje miqësore.


“Jam i kënaqur dhe i lumtur që sërish jemi bashk në grumbullim me ekipin përfaqësues. Na ka munguar kjo atmosferë që e kemi pasur në grumbullimet e fundit. Na presin dy ndeshje shumë të rëndësishme, edhe pse janë miqësore, por ne nuk i marrim ashtu. Për ne janë si të jenë ndeshje kualifikuese, sepse kur luan për përfaqësuesen të gjitha ndeshjet janë shumë të rëndësishme”.

“Presim që të jenë sfida të mira, kundër ekipeve shumë të mira që janë si Moldavia dhe Mali Zi, të cilat kishin paraqitje shumë të mira në eliminatoret për Europian. Dhe për ne kjo do të jetë shumë e mirë për të njohur njeri tjetrin më shumë dhe për atë që na pret në muajin shtator në fillim e Ligës së Kombeve”, ka thënë Elezi.

Përfaqësuesja e Maqedonisë në këtë grumbullim së bashku me Elezin ka pesë shqiptar. Takimin e parë me Moldavinë, të përzgjedhurit e seleksionuesit Bllagoja Milevski e luajnë më 22 mars dhe tre ditë më vonë takohen me Malin e Zi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve

"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv

Premier League
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori