LAJMI I FUNDIT:

AGM: Nuk ka nevojë për reforma në mediume

AGM: Nuk ka nevojë për reforma në mediume

Asociacioni Maqedonas i Gazetarëve (AMG) ka lëshuar një njoftim për media me të cilin shpalosin qëndrimin e tyre rreth reformave në mediume, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, ligji ekzistues për mediume është i mirë dhe mund të përdoret si bazë për realizimin e lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediumeve dhe se nuk ka nevojë për reforma në hapësirën mediale.


Duke i konsideruar si eksponentë të LSDM-së, AMG kërkon nga SHGM-ja dhe Sindikata e Gazetarëve që të ndërprejnë trysnitë ndaj mediumeve dhe të ndërprejnë të luajnë rolin e licensuesit.

Ndryshe, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, Sindikata e Gazetarëve, Instituti Maqedonas për Media, Këshilli për Etikë të mediumeve dhe Instituti për Studime Komunikimi, kanë kërkuar llogari për dështimin e reformave në mediume./Telegrafi/

Gjithashtu lexo: Kërkohet llogari për dështimin e bisedimeve për reforma në mediume