LAJMI I FUNDIT:

Agjenti konfirmon interesimin: Real Madridi e do Fabian Ruizin

Agjenti konfirmon interesimin: Real Madridi e do Fabian Ruizin

Agjenti Alvaro Torres ka zbuluar se Real Madridi është i interesuar për yllin e Napolit, Fabian Ruiz, i cili sot mbush 24 vjeç, ndërsa nuk ndali lëvdatat për spanjollin.

Pas një tjetër sezone mbresëlënëse me Napolin, Ruiz është lidhur me një transferim në Spanjë dhe gjigantët e Realit thuhet se po kërkojnë ta sjellin atë në Santiago Bernabeu.


Këtë e ka konfirmuar edhe vet agjenti i mesfushorit spanjoll, Ruiz, Alvaro Torres, i cili ka zbuluar dëshirën e Mbretërve për ta pasur lojtarin.

Man City rivalizon gjigantët evropianë për transferimin e Fabian Ruizit
Lexo po ashtu Man City rivalizon gjigantët evropianë për transferimin e Fabian Ruizit

“Është e qartë se ka shumë klube të rëndësishme që kanë pyetur për të, ai ka kaluar tre vjet në nivel të lartë”, ka thënë fillimisht Torres për Canal Sur Radio.

“Po, është e vërtetë që Reali ka treguar interes, ia kumtuam Napolit”.

“Por tani, ai duhet të përqendrohet në ekipin e tij. Këtë verë, do ta shohim. Ai është një mesfushor që do të shkruaj një epokë”, përfundoi agjenti i Ruiz.

Toril: Ruiz i përkryer për Real Madridin, do të admirohej nga tifozët
Lexo po ashtu Toril: Ruiz i përkryer për Real Madridin, do të admirohej nga tifozët

24-vjeçari ka kontribuar me dy gola në 22 ndeshje të Serie A këtë sezon, duke quar totalin e tij prej 10 golave ​​në 72 ndeshje në të gjitha garat për Napolin.

Reprezentuesi i Spanjës, i cili ka gjashtë paraqitje me kombin e tij, arriti te Napoli në korrik të vitit 2018, pas sezonit të tij superior me Real Betisin në La Liga. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori