LAJMI I FUNDIT:

Agjenti i Iker Casillasit flet për gjendjen e fundit të portierit

Agjenti i Iker Casillasit flet për gjendjen e fundit të portierit

Iker Casillas, portieri spanjoll, gjatë ditëve të kaluara pësoi një sulm në zemër dhe me urgjencë u dërgua në spital.

Legjenda e futbollit të Real Madridit dhe aktualisht gardian i Portos, Casillas tashmë po e rimerr veten pas atakut kardiak që e pësoi në qendrën stërvitore portugeze.


Për mediat ka folur gjatë ditës së sotme edhe Carlo Cutropia, përfaqësuesi i 38-vjeçarit, i cili ka treguar se si është portieri pas tronditjes së madhe që pësoi të martën.

“Në gjysmën e stërvitjeve, Iker ndjeu shumë dhimbje në kraharor, në gojë dhe në krahë. Ai nuk ishte i vetëdijshëm se po përjetonte një sulm në zemër”.

“Nuk kemi parë ndonjë simptomë te Casillas. Iker ka pasur të gjithë fatin e botës që ishte duke stërvitur para mjekëve të Portos. Po të ndodhte kjo në shtëpi, pasojat do të ishin të paparashikueshme”.

“Pasdite, Iker ishte Ikeri që e njohim: duke bërë shaka dhe ishte i lumtur. Nëse do ta lë spitalin këtë pasdite si një luftëtar pse nuk do të luante përsëri”, tha ai.

Ndryshe, Casillas së fundmi ka rinovuar kontratën me Porton, duke i dhënë mundësi të jetë pjesë e portugezëve deri në moshën 40 vjeçare. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori