LAJMI I FUNDIT:

Agjenti i Hysajt konfirmon takimet për renovim

Agjenti i Hysajt konfirmon takimet për renovim

Agjenti i Elseid Hysajt, ka thënë se do të takohet të enjtën ose të premtën me Napolin me synimin për arritjen e një marrëveshje për renovimin e kontratës së lojtarit.

Hysaj i cili ka shfaqur paraqitje fenomenale gjatë gjithë sezonit me Napolin dhe shkëlqeu me Shqipërinë në Euro 2016, po kërkohet nga shumë klube të cilat i kanë ofruar pagë më të mirë.

Megjithatë, Napoli ka kërkuar që të bisedohet për një renovim me terma të përmirësuar të kontratës dhe kjo pritet që të ndodhë shumë shpejt, shkruan Telegrafi.


Të gjitha lajmet rreth transferimeve dhe zyrtarizimet e tyre
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth transferimeve dhe zyrtarizimet e tyre

“Unë do të takohem me Napolin të enjtën ose të premtën. Ne do të diskutojmë pjesën financiare të kontratës me presidentin Aurelio de Laurentiis dhe drejtorin sportiv, Giuntoli”.

“Nënshrkimet do të vijnë vetëm atëherë kur do të ketë një pikë të përbashkët për këto aspekte, por kjo s’do të ndodhë këto ditë. Hysaj ka dëshmuar vlerën e tij, dhe nuk do të jetë takim i vështirë e as i gjatë”.

“Një klauzolë? Unë nuk e di nëse Napoli do ta ofrojë atë. Nëse kjo ndodhë, ne do ta pranonim”.

“Eshtë një start i punës për vitet tjera, një çmim që ia vë vetes”, deklaroi agjenti i Hysajt Maio Giuffredi për Radio CRC. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori