LAJMI I FUNDIT:

“Agjenti i CIA-s” shfaqet në emisionin “Portal Show”, kur po prezantohej libri “Një shqiptar në CIA” (Video)

“Agjenti i CIA-s” shfaqet në emisionin “Portal Show”, kur po prezantohej libri “Një shqiptar në CIA” (Video)

Emisioni “Portal Show”, i aktorit Jeton Zogjani, i cili transmetohet çdo të enjte në TV Dukagjini, është konceptuar që t’u japë hapësirë shumë profileve të jetës sonë publike, përfshirë krijues, artistë, politikanë, sportistë e njerëz të tjerë, me ndikim në jetën tonë të cilët do të kenë rrëfime në interes për publikun.

Në emisionin e katërt, në këtë të enjte, ishte autori Bashmir Xhemaj, ish-gazetar, tani këshilltar i lartë në Qeverinë e Kosovës, i cili ka botuar një libër mbi një ngjarje të vërtetë, gjegjësisht biografinë e një shqiptari në CIA -fjala është për Destan Berishën, i cili ishte i përfshirë në operacionin e CIA-s për ta rrëzuar Enver Hoxhën.


Duke shpjeguar detaje për librin, motivimin për ta shkruar, që ishte një rrëfim të cilin autori tha e kishte dëgjuar në gojëdhëna, deri te qasja e tij për ta studiuar që ka kulmuar me hulumtimin e arkivave dhe dosjeve tanimë të deklasifikuara, drejtuesi i emisionit Jeton Zogjani nuk e ka kaluar gjithë këtë bisedë edhe pa batuta.

Duke u interesuar që të marrë opinionin e autorit edhe për aktivitetin e sotëm të CIA-s, për përfshirjen e shqiptarëve të tjerë, derisa edhe për shefin e tij, Enver Hoxhajn i cili rastësisht ka një emër të ngjashëm me diktatorin, ku i dallon vetëm një “J” në fund të mbiemrit.

Drejtuesi i emisionit i dha një ide autorit të librit “Një Shqiptar në CIA”, që nëse do të donte të bënte seri librash, do të mund të shkruante edhe një libër të ngjashëm me një titull “Një shqiptar në UDB” apo “Një shqiptar në Mafia”, për të cilën u pajtuan se do të kishte shumë.

E bukura e gjithë këtij rrëfimi, që më së miri do të plotësohej me leximin e librit, ishte që gjatë emisionit, aktori i teatrit Gyner Halili ishte futur në studio, në rolin e një agjenti sekret, me kapele, llullë dhe një llupë në dorë, dhe po përgjonte të gjithë bisedën. Një ngjarje që e ngjalli atmosferën dhe përjetimin e situatës së librit. Krejt kjo ishte një lojë e përgatitur paraprakisht nga skenaristi i emisionit, Arbëresh Dalipi.

Në trend Magazina

Më shumë
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina
Kalo në kategori