LAJMI I FUNDIT:

Agjentët që mbrojnë mbesën e presidentit Biden hapën zjarr kur tre persona u përpoqën të futen në një automjet të Shërbimit Sekret në Washington

Agjentët që mbrojnë mbesën e presidentit Biden hapën zjarr kur tre persona u përpoqën të futen në një automjet të Shërbimit Sekret në Washington

Agjentët e Shërbimit Sekret që mbronin mbesën e presidentit Joe Biden hapën zjarr pasi tre persona u përpoqën të futen në një automjet të Shërbimit Sekret pa shenja në kryeqytetin e vendit.

Kështu ka thënë një zyrtar i zbatimit të ligjit për Associated Press, sipas të cilit, agjentët, të caktuar për të mbrojtur Naomi Biden, ishin jashtë me të në lagjen Georgetown të dielën vonë në mbrëmje, kur panë tre personat duke thyer një dritare të SUV-së të parkuar dhe pa njerëz në të.


Zyrtari nuk mundi të fliste për detajet e hetimit publikisht dhe foli me AP të hënën në kushte anonimiteti.

Një nga agjentët hapi zjarr, por askush nuk u godit nga të shtënat, tha Shërbimi Sekret në një deklaratë.

Pas kësaj, tre personat u panë duke ikur me një makinë të kuqe dhe Shërbimi Sekret tha se i dërgoi një buletin rajonal Policisë Metropolitane për të vëzhguar atë.

Departamenti i Policisë Metropolitane theksoi të hënën se po hetonte rastin, siç bën me të gjitha të shtënat e policisë në Uashington.

Agjencia shtoi se “faktet dhe provat në këtë rast do të shqyrtohen në mënyrë të pavarur nga Zyra e Prokurorit të Shteteve të Bashkuara”.

Ndryshe, Uashingtoni thuhet se ka parë një rritje të konsiderueshme të numrit të vjedhjeve të makinave këtë vit.

Krimi në Uashington ka qenë gjithashtu në rritje këtë vit, me më shumë se 40% në krahasim me vitin e kaluar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kalo në kategori