Me rastin e vitit jubilar, 20 vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar, Adem Jashar, Familjes Jasharaj, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri, Qeveria e Republikës së Kosovës nën patronatin e kryeministrit, Ramush Haradinaj më datat 5, 6 dhe 7 mars, organizon manifestimi gjithëpopullor ”Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës’’.
Këshilli Organizativ në shkallë republike i kryesuar nga ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, ka përgatitur një agjendë katër ditore me aktivitete politike, akademike, ushtarake, kulturore dhe sportive.
Programi i manifestimit:
Më 3 dhe 4 mars 2018 realizohet vrapimi “Shtegu i Shpresës’’, nisja nga Prekazi në ora 1300
Më 5 mars 2018
– Në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës ora e parë e mësimit ti kushtohet “Epopesë së UÇK-së’’, Komandantit Legjendarë Adem Jashari dhe familjes Jashari.
– Nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në ora 10:00 do të realizohet Seanca Solemne e cila do t’i kushtohet “Epopesë së UÇK-së’’, rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve të tjerë për liri.
– Kuvendet Komunale të Republikës së Kosovës do të realizojnë seanca solemne për nderë të kësaj ngjarje historike.
– Në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë duke filluar nga ora 11:00 do të mbahet ceremoni ushtarake e FSK-së e përcjellë me programin kulturor dhe artistik.
– Zbulimi i Mozaikut (Mozaiku me gëzhoja) të Komandantit Legjendarë Adem Jashari në Prekaz në ora 14:00.
– Në Tiranë duke filluar nga ora 18:00 në Muzeun Kombëtar do të mbahet akademi përkujtimore kushtuar Komandantit Legjendarë Adem Jashari, Familjes Jashari dhe gjithë dëshmoreve dhe të rënëve për liri.
Më 6 mars 2018
-Në ora 09:00 fillon konferenca shkencore “Jasharajt dhe Lufta Çlirimtare’’. (Salla e Konferencave në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, Kryeministri bënë hapjen)
– Nga ora 10:00 deri në orën 12:00 do të bëhen homazhe pran varrit të Komandantit Legjendarë Adem Jashari dhe varrezave të familjes Jasharaj në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Komunës së Skenderajt.
– Nga ora 12:00 të behën homazhe në të gjitha komplekset memorialë të dëshmorëve të UÇK-së në Kosovë.
– Në ora 17:00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve do të mbahet ,,Akademi Përkujtimore’’ kushtuar Komandantit Legjendarë Adem Jashari, familjes Jasharaj dhe gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri.
– Ora 19:00 Ekspozita kushtuar Komandantit Legjendarë Adem Jashari dhe Familjes Jashari në Muzeun e Kosovës në Prishtinë. (Hapja: MKRS)
Më 7 mars 2018
– Në Shkup duke filluar nga ora 12:00 në Sallën e Operës mbahet akademi përkujtimore kushtuar Komandantit Legjendarë Adem Jashari, familjes Jasharaj dhe gjithë dëshmoreve dhe të rënëve për liri.
Nga ora 18:00 në Komunën e Skenderajt do të mbahet manifestimi “Nata e Zjarreve’’, ku fillimisht në kompleksin memorial “Adem Jashari” do të ndezën flakadanët dhe me pas ne sheshin “Adem Jashari “do te mbahet një program kulturor-artistik.
Në kuadër të Manifestimit do të realizohen edhe aktivitete:
-Turneu në Shah
– Turneu në Volejboll
– Turneu në Futsall
– Turneu i Shenjëtarisë dhe Shigjetarisë
Ftohen qytetarët që në mënyrë masive t’i bashkohen manifestimeve dhe së bashku të nderojmë veprën heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jasharaj dhe gjithë të rënëve për lirinë e popullit tonë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen
A kanë darkuar së bashku Shkëlzen Berisha dhe Erion Veliaj, reagon kryebashkiaku i Tiranës
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij
"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'