LAJMI I FUNDIT:

Agim Zeka largohet nga Fortuna Sittard, rikthehet te Lille

Agim Zeka largohet nga Fortuna Sittard, rikthehet te Lille

Vetëm gjashtë muaj ka zgjatur aventura e sulmuesit shqiptar Agim Zeka në kampionatin holandez.

Sulmuesi i talentuar shqiptar ishte huazuar nga skuadra franceze Lille tek ajo holandeze Fortuna Sittard.


Por hapësirat e pakta dhe problemet me lëndime kanë bërë që palët ta mbyllin marrëveshjen para kohe.

Kësisoj Zeka në janar do të rikthehet te Lille dhe pritet që përsëri të huazohet në ndonjë skuadër më të vogël ku ka mundësi të aktivizohet rregullisht.

21-vjeçari i është bashkuar Lilles nga Skënderbeu i Korçës tri vite më parë për 300 mijë euro.

Ai më parë është huazuar edhe tek skuadrat portugeze Varzim e Leixoes.

Ndërkohë këtë edicion në elitën e futbollit holandez ka luajtur në katër takime kryesisht nga banka rezervë duke mos shënuar asnjë gol. /Telegrafi/