LAJMI I FUNDIT:

Agim Veliu i ankohet Komisionit Statutar të LDK-së: Vendimi për shkarkimin tim “CERTIFIKATË E MOSMIRËNJOHJES” (Dokument)

Agim Veliu i ankohet Komisionit Statutar të LDK-së: Vendimi për shkarkimin tim “CERTIFIKATË E MOSMIRËNJOHJES” (Dokument)

Agim Veliu është ankuar gjatë ditës së sotme në Komisionin Statutar të LDK-së ndaj një vendimi të datës 9 qershor, ku Kryesia e kësaj partie e shkarkoi atë nga udhëheqja e degës së LDK-së në Podujevë, ku ishte kryetar për disa mandate.

Vendimin e Kryesisë së partisë së tij Veliu e ka quajtur si shkelje të statusit të LDK-së, politikisht të dëmshëm për partinë dhe jo etik dhe të pamoralshëm.


Agim Veliu, i cili në qeverisjen e kaluar ishte ministër i Punëve të Brendshme nga LDK, u anashkalua nga Kryesia e partisë, derisa kandidat për kryetar të Komunës së Podujevës për zgjedhjet e ardhshme lokale, LDK zgjidhi deputetin Ekrem Hyseni.

“Në pikën 1 të këtij vendimi është emëruar kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës. Ky veprim është i kundërligjshëm nga ana e Kryesisë qendrore sepse me vendimin e atakuar kandidati është emëruar pa koordinim me Kryesinë e Degës në Podujevë”, thuhet në vendimin që e ka siguruar KALLXO.com.

Ky është vendimi i Kryesisë së LDK-së për shkarkimin e Agim Veliut (Dokument)
Lexo po ashtu Ky është vendimi i Kryesisë së LDK-së për shkarkimin e Agim Veliut (Dokument)

Ai ka thënë se vendimi i Kryesisë së LDK-së e dëmton vetë partinë.

“Përveçse kundër statutit, ky Vendim i Kryesisë Qendrore të LDK është edhe politikisht i dëmshëm për Lidhjen Demokratike të Kosovës në Përgjithësi dhe për Degën e saj në Podujevë në veçanti. Kjo për faktin se në vjeshtën e këtij viti mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë, prandaj në këtë proces Dega e LDK-së në Podujevë do të ketë reputacion të lënduar për shkak të këtij Vendimi arbitrar dhe kundër statutar të Kryesisë Qendrore dhe të kryetarit të LDK-së”, thuhet në ankesën e Agim Veliut.

Në fund, ai vendimin e Kryesisë, e ka quajtur të pamoralshëm.

“Po ashtu, ky vendim është edhe i pamoralshëm në pikëpamje politike në raport me qytetarët e Komunës së Podujevës. Përveç tjerash, ky vendim i Kryesisë Qendrore është fyerje për qytetarët e komunës së Podujevës të cilët për 30 vite të themelimit të LDK e mbështetën, madje edhe në periudha të rënda. Ky vendim përçarës i kryesisë qendrore të LDK-së është “CERTIFIKATË E MOSMIRËNJOHJES” për kontributin, besnikërinë dhe mbështetjen e vazhdueshme 30 vjeçare që qytetarët e Komunës së Podujevës dhanë për LDK-në. Njëjtë, është fyerje edhe për mua si themelues dhe kryetar i saj. Këtë e bëri Kryesia Qendrore e LDK-së në krye me kryetarin z. Lumir Abdixhikun”, thuhet në vendim.

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori