LAJMI I FUNDIT:

Agim Sopi ka oferta nga Suedia, por Feronikeli konfirmon qëndrimin e tij

Agim Sopi ka oferta nga Suedia, por Feronikeli konfirmon qëndrimin e tij

Trajneri Agim Sopit që erdhi së fundmi te Feronikeli është një nga emrat e lakuar për të marr drejtimin e klubit suedez Mjallby AIF.

Mjallby AIF është inkuadruar këtë edicion në elitën e futbollit suedez të njohur si Allsvenska.


Siç raportojnë mediat suedeze nga klubi nga Hallevik është në kërkim të një trajnerit pasi që përfunduan marrëveshjen me trajnerin serb Milos Milojevic.

Këtë informacion e ka konfirmuar edhe drejtori sportiv i klubit “Mjällby”, Hans Larsson i cili për të përditshmen suedez “Kristianstadbladet”, deklaroi: “Po, mund të ju konfirmoj që Agim Sopi është në listën tonë të trajnerëve”, ka thënë ai.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Feronikelit, që përmes këshilltarit të klubit, Albert Bunjaku, e ka mohuar këtë gjë.

Sipas tij Sopi është shumë i përkushtuar, por i lumtur me projektin që ka FC Feronikelit.

Gjithashtu, FC Feronikeli është tejet i interesuar që ta mbajë në radhët e veta një trajner si Agim Sopi, prandaj nuk ka arsye për shkëputje të bashkëpunimit.

“Interesimi për trajnerin, Agim Sopi, ka qenë edhe më herët nga klubet elite të Suedisë, tani së fundmi po flasim për Mjallby. Klubi i FC Feronikelit është shumë krenar që ka në radhët e veta një trajner me eksperiencë në Kampionatin Evropian me Maqedoninë U21 dhe në elitën e Suedisë gjithashtu”.

“Mund ta konfirmoj që Sopi është i përkushtuar totalisht në projektin e FC Feronikelit dhe për të paktën dy vite të tjera do të jetë pjesë e klubit të FC Feronikelit”, ka thënë Bunjaku për faqen zyrtare të FC Feronikelit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori