LAJMI I FUNDIT:

Agim Ademi priti ish-kryetarët e FFK-së dhe ish-përzgjedhësit e Kosovës: Sukseset e deritashme, meritë e të gjithë kontribuuesve të futbollit

Agim Ademi priti ish-kryetarët e FFK-së dhe ish-përzgjedhësit e Kosovës: Sukseset e deritashme, meritë e të gjithë kontribuuesve të futbollit

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, sot (e mërkurë), kanë organizuar një pritje për fundvit për ish-kryetarët e FFK-së dhe ish-përzgjedhësit e Përfaqësueses së Kosovës në periudha të ndryshme kohore.

Të pranishëm në këtë ishin ish-kryetarët e FFK-së, Agim Bytyçi dhe Sabri Hashani.

Aty gjithashtu ishin edhe ish-përzgjedhësit, Ajet Shosholli, Bylbyl Sokoli, Edmond Rugova e Albert Bunjaki, si dhe ndihmësi i përzgjedhësit aktual, Muharrem Sahiti.

Të gjitha lajmet rreth FFK-së
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth FFK-së

Ky takim u organizua në shenjë respekti për sakrificën dhe punën në vazhdimësi të këtyre personaliteteve për të arritur deri në ditët e sotme, ku tashmë Kosova ka arritur të luajë një rol të rëndësishëm në futbollin evropian dhe është vetëm 180 minuta larg suksesit historik – kualifikimit në Kampionatin Evropian.

Ademi: Sukseset e deritashme, meritë e të gjithë kontribuesve të futbollit

Presidenti Ademi fillimisht shprehu falënderimet e tij dhe të KE të FFK-së për punën e secilit prej protagonistëve të periudhave të ndryshme, duke filluar nga kryetari i parë Agim Bytyçi, për të vazhduar me Rexhep Abdullahun, Sabri Hashanin, Fadil Vokrrin në krye të këtij institucioni, por edhe nga Ajet Shosholli si përzgjedhës i parë i krijimit të ekipit kombëtar e për të kaluar radhazi te Bylbyl Sokoli, Edmond Rugova e Albert Bunjaki.

“Kombëtarja e sotme po na bën krenar të gjithë neve dhe ka arritur ta sjellë futbollin tonë në pikën më të lartë prej ekzistimit të tij. Falë rezultateve të Dardanëve dhe punës sonë kemi arritur që futbollin ta kthejmë në sport familjar, ku njerëzit i shtyjnë edhe obligimet e tyre kur luan Kombëtarja, e cila po i jep kënaqësi mbarë kombit”.

“Unë ndjehem i nderuar që jam në krye të këtij institucioni, por e them me sinqeritet të plotë se këto suksese nuk janë rezultat vetëm i punës sonë të tanishme, por thjesht meritat janë të të gjithë atyre që në periudha të ndryshme kohore kanë dhënë kontributin e tyre në FFK dhe në futbollin e Kosovës”.

“Pra, sikur të mos ishte koha e mbijetesës, të cilën unë e quaj të artë, dhe që është unike, sepse nuk ka ndodhur askund tjetër në botë që për aq shumë vite në kushte të okupimit të bëhet një organizim i tillë, ne do ta kishim shumë më të vështirë të arrinim ku jemi sot”, ka thënë Ademi.

Presidenti Ademi theksoi se shumë shpejt FFK do të botojë një monografi për të përshkruar tërë periudhën dhe kontribuesit e futbollit të Kosovës deri në ditët e sotme, dhe për t’i falënderuar në veçanti ata që i dhuruan livadhet dhe arat e tyre për t’i shndërruar në fusha futbolli.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori