LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi lirohet nga mbajtja

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi lirohet nga mbajtja

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi është liruar tashmë nga mbajtja, ka konfirmuar Prokuroria Themelore e Prishtinës.

Gjatë ditës së djeshme (e mërkurë), punëtori i FFK-së, Artan Govori ftoi policinë e shtetit në objektet e Federatës, duke aluduar në një sulm fizik nga kryetari Ademi.


Kryetari i FFK-së disa minuta më vonë e mohoi një gjë të tillë, duke e cilësuar si shantazh ndaj imazhit të tij dhe Federatës.

Megjithatë, në orët e mbrëmshme, Ademi është ftuar nga Policia e Kosovës për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit dhe në orët e para të mëngjesit u konfirmuar se ai është dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës konfirmon se Agim Ademi është dërguar në mbajtje
Lexo po ashtu Policia e Kosovës konfirmon se Agim Ademi është dërguar në mbajtje

Megjithatë, pas disa orëve mbajtje në stacionin e Policisë në Prishtinë, kryetari i FFK-së është liruar.

Ademi është liruar në procedurë të rregullt dhe tashmë gjendet në liri.

Lajmi për Telegrafin është konfirmuar nga Prokuroria Themelore e Prishtinës.

“I njëjti pasi është intervistuar nga ana e prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të trajtohet”, ka konfirmuar Prokuroria për Telegrafin. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Serie A
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Kalo në kategori