LAJMI I FUNDIT:

Agim Ademi flet pas ardhjes së Florent Muslijës: Një dardan iu bashkëngjit Dardanëve

Agim Ademi flet pas ardhjes së Florent Muslijës: Një dardan iu bashkëngjit Dardanëve

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka folur për ardhjen e Florent Muslijës te Kosova.

Ademi ka thënë që është shumë i lumtur që Florent Muslija ka pranuar t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës.

“Sot jam shumë i lumtur që iu bashkëngjit një dardan ekipit tone të dardanëve. Ky është Florent Musliu një futbollist të cilit i dihen kualitetet e tij dhe më gëzon fakti që familja e tij dhe ky vet janë dhe kanë qenë të interesuar t’i bashkohen Kosovës dhe të japin kontributin e tyre që Kosova të arrijë rezultate sa më të mira”, deklaroi Agim Ademi.

Numri një i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka falënderuar edhe Fehmi Kongjelin si dhe Besim Zenelin që kanë bërë punën më të madhe që Muslija t’i thotë po Kosovës.

“Natyrisht që një falënderim shkon edhe për Fehmi Kongjelin i cili bashkërisht me Besim Zenelin që kanë qenë ata promotorët që kanë biseduar me Florentin dhe kanë ardhë deri këtu ku sot ne e nënshkruajmë marrëveshjen dhe jemi bashkërisht me “Dardanët”, tha ai.

Florent Muslija (Photo by Bryn Lennon/Bryn Lennon/Getty Images)

Ademi ka thënë që pas Florent Muslijës shpreson që edhe futbollistë të tjerë të pranojnë të luajnë për Kosovën.

“Shpresoj dhe besoj që rrugës së Florentit do të shkojnë edhe talent të tjerë të cilët janë me prejardhje nga Kosova dhe faktikisht do ta bëjnë Kosovën atë që ne e kemi ëndërr”.

“Ne Dardanët do të vazhdojmë me krenari dhe përgjegjësi dhe Florentit i uroj suksese, shëndet dhe të gjitha të mirat në ekipin tonë. Urime Florent! Faleminderit që e zgjedhe Kosovën”, ka përfunduar Ademi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori