LAJMI I FUNDIT:

Afrona Dika po bëhet gati për dasmë

Afrona Dika po bëhet gati për dasmë
Blero dhe Afrona Dika (Foto: Instagram/afronadika)

Këngëtari Blero dhe e fejuara e tij, Afrona Dika, së shpejti do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë. Duket se përgatitjet tashmë kanë filluar edhe pse akoma nuk është dhënë një datë e saktë e ceremonisë. 

Së fundmi, biondina ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi gjersa shfaqet e rregulluar dhe tregon se së shpejti do bëhet nuse.


“Nuse së shpejti”, ka shkruar Dika teksa shihet e veshur në të bardha dhe me “make-up”.

Afrona gjithashtu javë më parë zbuloi se në Greqi do të kalojë festën e beqarisë me shoqet e saj, kurse Blero nuk ka bërë ndonjë plan në këtë drejtim. Por, që së bashku kanë planifikuar të vizitojnë shumë vende interesante.

“S’ke jetë” titullohet kënga e fundit e publikuar nga Blero në bashkëpunim me këngëtaren Teuta Selimi.

Theksojmë se Blero është duke punuar në këngë të reja muzikore gjersa Afrona në projekte të modës. /Telegrafi/