LAJMI I FUNDIT:

Afrika në luftë me COVID-19, 41 mijë punonjës të shëndetësisë me coronavirus

Afrika në luftë me COVID-19, 41 mijë punonjës të shëndetësisë me coronavirus

Organizata Botërore Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se në kontinentin e Afrikës 41.000 punonjës të shëndetësisë janë infektuar me coronavirusin e ri (COVID-19).

Drejtori i OBSH-së për Afrikën, Matshidiso Moeti, me rastin e Ditës Botërore të Sigurisë së Pacientit, tha se në kontinent janë infektuar me virusin 41.000 punonjës shëndetësor.


Ai tërhoqi vëmendjen se 3,8 për qind të të infektuarve në kontinent e përbëjnë punonjësit e shëndetësisë.

“Në vendet si Sierra Leone dhe Bregu i Fildishtë është arritur progres në uljen e përqindjes së infektimeve tek punonjësit e shëndetësisë. Ndërsa në Eritre, Ruandë dhe Sejshellet nuk ka pasur asnjë rast të infektuarve tek punonjësit e shëndetësisë”, u shpreh ai.

Në Afrikë numri i të infektuarve ka tejkaluar 1 milion e 380 mijë, ndërsa kanë humbur jetën mbi 33.000. Numri më i lartë i rasteve është në Afrikën e Jugut, Egjipt, Marok, Etiopi dhe Nigeri.

Në Mauritius nuk ka asnjë rast aktiv, ndërsa në Sejshellet dhe Eritre nuk është raportuar vdekje. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Evropa
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori