LAJMI I FUNDIT:

Aerosmith paralajmëron turneun lamtumirës

Aerosmith paralajmëron turneun lamtumirës
(Foto: Getty Images)

Anëtarët e grupit legjendar të rokut, “Aerosmith”, pas më shumë se 50 vitesh aktivitet, e kanë paralajmëruar një turne lamtumire.

Siç raportojnë mediat e huaja, anëtarët e bendit do të fillojnë turneun e tyre të fundit të quajtur “Peace Out” këtë vjeshtë dhe do të performojnë në 40 qytete në të gjithë Amerikën Veriore.


“Kjo nuk është lamtumirë. Bëhuni gati dhe ejani këtu, do të keni shfaqjen më të mirë në jetët tona”, njoftuan anëtarët.

Turneu “Peace Out” do të fillojë më 2 shtator në Filadelfia dhe turneu përfshin qytete, si Los Angeles, New York, Toronto, Chicago, por do të kenë edhe performancë në Boston, ku ata themeluan grupin.

Yjet tanë të preferuar të Rockut nga vitet '90 - Si dukeshin ata dikur dhe sa kanë ndryshuar tani (Foto)
Lexo po ashtu Yjet tanë të preferuar të Rockut nga vitet '90 - Si dukeshin ata dikur dhe sa kanë ndryshuar tani (Foto)

Turneu lamtumirës do të përfundojë më 26 janar në Montreal, ndërsa do të përfshijë frontmenin Steven Tyler, kitaristin kryesor Joe Perry, kitaristin Brad Whitford dhe basistin Tom Hamilton.

Nuk do të jetë i pranishëm bateristi i cili ishte edhe themeluesi i grupit, Joey Kramer, ndërsa kolegët e tij deklaruan se e ka shtyrë turneun për t’iu përkushtuar familjes dhe shëndetit të tij. Megjithatë, shumë besojnë se kjo nuk është arsyeja kryesore e mungesës së tij.

Në janar të vitit 2020, Kramer njoftoi një padi kundër anëtarëve të Aerosmith, pasi pas një pauze të gjatë nuk donin ta kthenin në formacionin e përhershëm të grupit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Dhurata Dora 'zjarr' në klipin e ri

Dhurata Dora 'zjarr' në klipin e ri "Sheqer"

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori