LAJMI I FUNDIT:

Aeroporti i Shkupit është i hapur, disa fluturime vonohen

Aeroporti i Shkupit është i hapur, disa fluturime vonohen

Sot në mëngjes në Aeroportin e Shkupit janë bërë dy aterrime të fluturimeve, njëri nga Londra, ndërsa tjetri nga Geteborg. Dje për shkak të dendësisë së mjegullave dhe dukshmërisë së dobët u anuluan disa aterrime në Aeroportin e Shkupit, të cilat ishin transferuar për në Aeroportin e Prishtinës.

Nga faqja zyrtare e internetit të Aeroportit të Shkupit mund të shihet se fluturimet e caktuar prej Shkupi dhe në Shkup vonohen edhe për disa orë.


Aterrimi i parë mbrëmë ka ndodhur në orën 2:00, kur avioni i kompanisë “WizzAir”  erdhi nga Frankfurti.

Për shkak të dendësisë së mjegullave janë anuluar disa fluturime nga Aeroporti i Shkupit
Lexo po ashtu Për shkak të dendësisë së mjegullave janë anuluar disa fluturime nga Aeroporti i Shkupit

Për shkak të dendësisë së mjegullave dhe dukshmërisë së dobët disa fluturim nga Shkupi dhe për në Shkup dje ishin anuluar./Telegrafi/