LAJMI I FUNDIT:

Aeroporti ‘Aleksandri i Madh’ në dhjetëshen më të mirë në Evropën Lindore

Aeroporti ‘Aleksandri i Madh’ në dhjetëshen më të mirë në Evropën Lindore

‘Aleksandri i Madh’ është në mesin e dhjetë aeroportëve më të mirënë Evropën Lindore për vitin 2016-të. Radhitjen e këtillë e ka përgatitur organizata britanike ‘Skytracks’, kurse aeroporti i Shkupit merr shpërblim për dy vite me radhë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Aeroporti ‘Aleksandri i Madh’ është zgjedhur në vendin e nëntë. I pari në listë është aeroporti i Budapestit, dhe vijon aeroporti i Talinit, Kievit, Riga, Beograd, Tbilisi, Sofijës, Bratisllavës, Shkupit dhe Varnës. Në rang botëror, aeroporti më i mirë është Çangi në Singapur.


‘Ky është një çmim prestigjioz i cili jepet në konkurrencë prej 550 aeroporteve në botë, dhe vlerësohet përvoja e udhëtarëve në shërbime të ndryshme të aeroportit “, thonë nga TAV-Maqedoni. /Telegrafi/