Një aeroplan i qeverisë greke që mbante Ministrin e Jashtëm, Nikos Dendias nga Bagdadi për në Athinë iu mohua leja e kalimit nëpër Turqi.
Aeroplani u mbajt mbi hapësirën ajrore turke sepse aeroplani u ngrit nga Iraku pa një plan fluturimi, njoftoi Ankaraja.
Greqia ka akuzuar më parë Turqinë për ndalimin e qëllimshëm të një aeroplani qeveritar që po qarkullonte për 20 minuta para se të lejohej të kalonte hapësirën ajrore turke, raporton reuters.
Turqia e ka mohuar akuzën, duke thënë se aeroplani u ngrit nga Iraku pa një plan fluturimi, por u lejua të kalonte pasi u sigurua, transmeton Telegrafi.
“Ky është një provokim tjetër në serinë e provokimeve turke,” u tha gazetarëve zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Pecas. “Shpresoj që incidenti të mos ndodhë më në të ardhmen”, shtoi ai.
Pecos tha se Ministria Greke e Punëve të Jashtme u ankua tek autoritetet turke. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke, Hami Aksoy hodhi poshtë sugjerimin që aeroplani që mbante Ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias u ndalua qëllimisht si një provokim për Athinën.
“Aeroplani u ngrit nga Iraku pa paraqitur një plan fluturimi. Kur aeroplani hyri në hapësirën tonë ajrore, një plan fluturimi u kërkua me urgjencë nga autoritetet irakiane dhe fluturimi u rifillua në mënyrë të sigurt pasi plani u mor”, tha Aksoy.
Ai shtoi se pas dështimit të atij aeroplani në Irak, Greqia dërgoi një aeroplan tjetër, të cilit gjithashtu iu dha leja për të fluturuar përmes hapësirës ajrore turke, “me të njëjtin numër të lejes së fluturimit, pa asnjë vonesë”.
Sipas burimeve diplomatike, shpjegimi se aeroplani u ndalua për shkak të një gabimi teknik erdhi së pari nga Ministria Turke e Punëve të Jashtme në përgjigje të ankesës së paraqitur këtë mëngjes nga ambasada greke në Ankara me urdhër të Athinës.
Ata gjithashtu pretendojnë që Ankaraja u përpoq të shpjegonte incidentin para se të bëhej demarsh, duke ia atribuuar incidentin një gabimi teknik nga shërbimi turk i aviacionit civil. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëErdogan shpreson se rebelët sirianë do të vazhdojnë avancimin, por ngre alarmin për diçka
Gruaja dhe fëmijët i ikin në Rusi, i paqartë fati i presidentit sirian al-Assad
Kolapsi në Siri tregon se Rusia nuk mund të luftojë në dy fronte
Trump i dërgon mesazh qeverisë amerikane: Siria nuk është mikja jonë, mos u përfshini në luftën e saj
Kërcënohet qeverisja 24-vjeçare e Bashar al-Assadit, forcat rebele mbërrijnë në periferi të Damaskut
"Këmbanat e Notre Dame po bien sërish", Macron i drejtohet kombit francez
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Dridhet Peja, mbështetje masive për Egzon Kelmendin - Elkosin
Erdogan shpreson se rebelët sirianë do të vazhdojnë avancimin, por ngre alarmin për diçka
Në Siri, një diktator është nën rrethim. A do ta shpëtojë dikush?
Presidentja Osmani shtrëngon duart me Presidentin Trump në Paris, del video e takimit
Gruaja dhe fëmijët i ikin në Rusi, i paqartë fati i presidentit sirian al-Assad
Opozita pretendon se buxheti i vitit 2025 është anti-kushtetues, çka nëse dërgohet ai në Kushtetuese?