LAJMI I FUNDIT:

Adrola Dushi: Jeta jonë reale është komplet tjetër gjë në krahasim me atë që shfaqim në rrjetet sociale

Adrola Dushi: Jeta jonë reale është komplet tjetër gjë në krahasim me atë që shfaqim në rrjetet sociale
Adrola Dushi (Foto: Instagram/AdrolaDushi)

Adrola Dushi është një nga femrat më të bukura shqiptare që po e ndan suksesin e saj mes SHBA-ve dhe trojeve shqiptare. Ndërsa sa herë që shkel në një studio televizive sjell vetëm dritë, pozitivitet dhe bukuri verbuese. Teksa po rrëfente miqësinë e saj të veçantë me Kristina Bakiun, ajo kujtoi se fillimet e saj në Tiranë nuk kanë qenë edhe aq të lehta.

“Kam pasur një familje shumë fanatike që nuk dilja as në Rrëshen. Kur erdha në Tiranë, mbeta vetëm se familja shkoi në SHBA”.


“Më paragjykonin për të folurën time, se flisja në gjuhën dialektore, por me ndihmën e Kristina Bakiut dhe miqve të tjerë, tashmë flas në gjuhën letrare, ama kur bashkohemi me fisin, flasim në atë gjuhën tonë dhe askush s’na merr vesh”.

“Unë jam shumë krenare që jam nga Rrësheni dhe e tregoj sa herë që dal në ekran”, citon Top Channel fjalët e saj.

Të gjitha lajmet nga Adrola Dushi
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Adrola Dushi

Kur e shikon aktualisht Adrolën, mund të mendosh se edhe kur ishte e vogël ajo ka qenë më e përkëdhelura e shtëpisë dhe së çdo gjë e ka pasur në pëllëmbë të dorës, por nuk ka qenë kështu.

View this post on Instagram

Waiting for summer like 🐣

A post shared by Adrola Dushi (@adroladushi) on Mar 15, 2019 at 5:38am PDT

“Fëmijëria ime ka qenë si pjesa më e madhe e shqiptarëve. Ndihmoja mamin te puna që të fitonim lekë dhe t’i sillnim në shtëpi, nuk kam pasur shumë lodra siç i ka Troi sot”, ka theksuar bukuroshja.

Ndërsa sa i takon imazhit të krijuar në Instagram se po bën jetë luksoze, Adrola ka thënë se është pjesë e punës dhe nuk ka lidhje me jetën e saj reale.

“Më duhet të udhëtoj tërë kohës, madje rafti im tanimë është bërë valixhja sepse lëviz shpesh. Të gjithë ata që më shohim mua ose Kristinën apo të tjera si ne që postojmë foto nëpër vende, nuk duhet të ndihen keq sepse jeta jonë reale është komplet tjetër gjë”, ka treguar ajo.

Po çfarë ndodh në të vërtetë në jetën përtej Instagramit: “Ju nuk do ta besoni, por unë qaj shpesh, jam shumë e ndjeshme dhe dy gjëra bëj mirë unë, të ha patatina dhe të qaj”.

Në trend Magazina

Më shumë

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Magazina
Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër

Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër

Magazina
Kalo në kategori