Aktorja shqiptare, Adriana Matoshi, vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar në rrjetet sociale e shtypin rozë.

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje shpesh reagon për tema të ndryshme dhe së fundmi bëri një thirrje për vaksinim.


Në një postim të publikuar në Facebook, ajo përmend disa nga besëtytnitë shqiptare përfshirë edhe një të fundit që është përfolur gjithandej për vaksinat.

“Mos u vaksinoni se ua shtinë çipin” - ka qenë e fundit për të cilën tërthorazi thotë se nuk është e vërtetë dhe se nuk duhet të besojnë në këtë.

Postimi i plotë i Matoshi (pa ndërhyrje):

"Mos i le trohat n’sofër se t’ha qeni Mos i ndrro lugt se e ndrron nafakën Mos kesh shumë se i lagë postavat Mos uli n’prag deres se metni En derë Mos rri me ni çerapë se metë vejan Mos kno’ n’sofër se e merrni grunë e vështirë Mos pi kafe se t’del bishti Mos lujë me gërshonë se e prenë nafakën Mos ha shtritë se t’dalin lythat Mos u kçyrni n’pasqyre natën Mos afrohi te bunari Mos kesh për s’tepri se t’del vaj Mos Pakërce mes dy banderrave se t’bohët nana lopë Mes i pakërce fmitë se nuk rriten Mos e çel çadrën mrena Mos e the pasqyren se t’shtyhet martesa Mos e grryj sahanin se t’bjen shi n’diten e marteses Edhe ma e reja…. Mos vaksinohi se ju shtijn çipin!!! Hajgare a??? Pra pra ju dini t’vegjël s’jeni e se kom ndermend me ju thon kurgjo, vetem mos bohi me men t ‘atij Sinanit masnene me thon u shka u bo!! Vaksinohuni o njerez!”. /Telegrafi/

89669771 10158287070558960 4946137385214672896 n Adriana Matoshi (Foto: Facebook)