Adrian Zalli i Trustit i kalon me pagë krerët e institucioneve

Adrian Zalli i tejkalon liderët e institucioneve qendrore në Kosovë, për sa u përket pagave që marrin.
Ai, si drejtor menaxhues i Trustit Pensional merr hiq më pak se 49 mijë e 295 euro neto pagë në vit.
Për një muaj, ai arkëton 4 mijë e 107 euro.
Pos kësaj, Zalli merr edhe një lloj page tjetër mujore e vjetore, e cila llogaritet si “pagesë për përvojën e punës”.
Ajo mbërrin në 6 mijë e 386 euro neto në vit, ose 532 euro në muaj.
Në total, të ardhurat vjetore të tij si drejtor menaxhues në Trust janë 55 mijë e 681 euro
Kjo llogaritet të jetë një ndër pagat më të larta në vend, në sektorin publik.

Nga
Telegrafi
46 minutes ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































