LAJMI I FUNDIT:

Adoleshentja që filmoi momentet e fundit të jetës së George Floyd, rrëfen për tmerrin që e kishte përjetuar atë ditë

Adoleshentja që filmoi momentet e fundit të jetës së George Floyd, rrëfen për tmerrin që e kishte përjetuar atë ditë

Adoleshentja e cila filmoi momentet e fundit të jetës së afro-amerikanit George Floyd, të cilit polici i Minneapolis ia kishte vendosur gjurin në qafë dhe ia mbajti për afro 9 minuta, ka folur për herë të parë para mediave në prezencë të avokatit, duke pretenduar se kurrë nuk kishte menduar që me këtë veprim të bëhet heroinë, duke mos e ditur për ndikimin në mbarë botën që mund ta ketë videoja e saj.

Darnella Frazier, 17-vjeçe, po ecte me kushërirën e saj 9-vjeçe të cilës kishte dalë për t’i blerë çokollata, kur pa katër policë duke e nxjerrë me dhunë nga vetura një afro-amerikan, transmeton Telegrafi.


“Ajo nuk kishte ide se do të jetë dëshmitare, dhe se do të dokumentoj një nga vrasjet më të tmerrshme në historinë e SHBA-ve dhe atë nga një zyrtar policor”, tha avokati i Darnellas, Seth Cobin.

“Po t’i kishte munguar guximi, vendosmëria dhe dëshira e madhe për ta treguar të vërtetën, zor se do të publikohej videoja në Facebook e cila u shpërnda në mbarë botën, ku shihen katër zyrtarë policorë duke qëndruar pranë tashmë të ndjerit Floyd.

Darnella pranoi se kurrë nuk do ta kishte besuar se me telefonin e saj do të kapte momentet e fundit të jetës së George Floyd, duke pretenduar se këtë veprim kurrë nuk e ka bërë për ta fituar epitetin e heroinës.

“Bota ka nevojë të shoh atë çfarë kam parë unë. Gjëra të tilla kanë ndodhur në qetësi plotë shumë herë më parë. Nuk e kam bërë që të më quajnë heroinë”, ka shtuar ajo./Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një zyrtar i Hamasit thotë se grupi do t'i dorëzonte armët – por gjithmonë, me një kusht

Një zyrtar i Hamasit thotë se grupi do t'i dorëzonte armët – por gjithmonë, me një kusht

Botë
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
E quan “një njeri i madh” - Trump i gatshëm të rinovojë aleancën konservatore me Orban të Hungarisë

E quan “një njeri i madh” - Trump i gatshëm të rinovojë aleancën konservatore me Orban të Hungarisë

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Dubai raporton një

Dubai raporton një "sëmundje misterioze" të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin

Botë
Kalo në kategori