LAJMI I FUNDIT:

Adoleshentja amerikane shpëtohet, pasi që shoferit i sinjalizoi me dorë – atë e kishte mësuar në TikTok

Adoleshentja amerikane shpëtohet, pasi që shoferit i sinjalizoi me dorë – atë e kishte mësuar në TikTok

Policia në Karolinën e Veriut ka shpëtuar një adoleshente të zhdukur, pasi që kishte sinjalizuar me dorë – duke kërkuar ndihmë e atë lloj sinjali e mësoi në rrjetin sociale TikTok, që gjithashtu sinjalizon për dhunë në familje.

16-vjeçarja nga Ashville u zhduk të martën e kaluar, e zhdukjen e saj e raportuan në polici prindërit që ishin të brengosur.


Një motoçiklist nga Kentucky të enjten i telefonoi policisë pasi që e pa vajzën në një veturë në rrugë, transmeton Telegrafi.

“Raportimi erdhi nga personi që gjendej në një mjet motorik pas saj. Ishte vërejtur një femër në anën e djathtë të mjetit që me dorë sinjalizonte për ndihmë, gjest ky i njohur në rrjetin social TikTok, e që paraqet edhe “dhunën në familje, kam nevojë për ndihmë dhe dhunë në shtëpi”, ka njoftuar policia të premten.

Nga policia për CNN është thënë se adoleshentja e kishte mësuar këtë në TikTok. E personi që i telefonoi policisë, kishte ndjekur nga pas veturën për më shumë se 10 milje, duke u dhënë autoriteteve informacionet e nevojshme. /Telegrafi/