LAJMI I FUNDIT:

Adoleshenti i mbijeton të ftohtit të maleve për gati 30 orë – ndërtoi një shpellë bore për strehim dhe mbajti veten zgjuar me alarmet e telefonit

Adoleshenti i mbijeton të ftohtit të maleve për gati 30 orë – ndërtoi një shpellë bore për strehim dhe mbajti veten zgjuar me alarmet e telefonit

Një i ri nga Kalifornia që mbijetoi edhe pse qëndroi gati 30 orë i vetëm në malet me borë të Utah, tha të mërkurën se e mbante veten zgjuar me alarmet e telefonit, ndërtoi një shpellë bore për strehim dhe mbajti një byzylyk të veçantë me rruaza për të mbajtur gjallë shpresat e tij.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Nicolas Stacy-Alcantara, 17 vjeç, nga Fresno, ishte duke vizituar Utah për të parë një ish-të dashur dhe vendosi të shkojë për një ecje ditore në një mot relativisht të butë javën e kaluar.

“Më pëlqen ecja, ky është lloj qetësimi i kokës sime”, tha ai.

I riu mori një rrugëtim në një kanion në lindje të Salt Lake City, duke marrë me vete gjashtë sanduiçe dhe ujë.

Ai planifikoi të ishte jashtë gjithë ditën dhe të kthehej përsëri në kohë për darkë.

Por vonë atë pasdite filloi të bjerë borë dhe temperaturat ranë, duke e detyruar atë të ndalet – ka rrëfyer ai.

Për më keq, celulari i tij nuk kishte shërbim përgjatë rrugës së tij të planifikuar.

Përfundimisht, kur këmbët e tij filluan të ngrijnë, ai gjeti një vend nën një pemë dhe ndërtoi një shpellë të vogël bore.

I riu aktivizoi alarmin në telefonin e tij që do të aktivizohej çdo 30 minuta, në mënyrë që të mos binte në gjumë.

Ish e dashura e tij dhe nëna e saj kishin thirrur policinë kur ai nuk mbërriti për darkë.

Ndërsa orët vazhdonin, ai filloi të humbasë shpresën, tha ai.

Pasi doli dielli, ai la shpellën prej bore, së bashku me veshjen e tij të lagur dhe çizmet tepër të ngrira për t’u lidhur.

Përfundimisht, ai gjeti alpinistë të tjerë që kishin një telefon satelit. Ai ishte rreth 10 kilometra nga vendi ku ishte nisur, thanë autoritetet.

Zyrtarët e kërkimit dhe shpëtimit thanë që ata gjetën gjurmët që tregonin se ai kishte kaluar nëpër borë të thellë, dhe se ai ishte me fat që i mbijetoi natës.

I riu ishte bartur nga kanioni me helikopter në Spitalin e Universitetit të Utah, ku është trajtuar për ngrica në këmbë.

Ndërsa tregon se ai është akoma i mpirë dhe ka dhimbje, ai nuk pritet të ketë nevojë për ndonjë amputim.

Tani, ai mezi pret që të lirohet nga spitali në ditët në vijim dhe të kthehet për të mbaruar vitin e tij të shkollës së mesme. Pas kësaj, ai shpreson të studiojë inxhinierinë e hapësirës ajrore në kolegj.

“Jam shumë me fat”, ka thënë ai. “Vështirë se sot do të isha gjallë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Evropa
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori