LAJMI I FUNDIT:

Adoleshentët që nuk flenë sa duhet do të kenë probleme me zemrën

Adoleshentët që nuk flenë sa duhet do të kenë probleme me zemrën

Shkencëtarët kanadezë theksojnë se zbulimi i tyre ka vërtetuar se adoleshentët që nuk plotësojnë nevojat e tyre me gjumë cilësor pas një periudhe të caktuar kohore do të kenë probleme me zemër

Hulumtuesit kanë vëzhguar 4.100 persona të rinj dhe është vërtetuar se ata që nuk kishin fjetur sa duhet kishin mundësi të madhe që të vuajnë nga mbipesha dhe të kenë një sasi të madhe të kolesterolit në gjak, transmeton Telegrafi.


Të gjithë adoleshentët që ishin anketuar kishin qenë të shëndoshë, por ata që pak gjumë kishin mundësinë më shumë se të tjerët që të sëmuren.

Edhe pse rezultatet e hulumtimit nuk tregojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë se problemet me zemër ndërlidhen me mungesën e gjumit është vërtetuar se personat që nuk flenë aq sa duhet dhe më shumë nga koha e kalojnë ulur apo shtrirë, që në mënyrë automatike ndikon në shtypjen e gjakut dhe në grumbullimin e dhjamit, e kjo përsëri dëmton zemrën.

Sipas mjekëve, njerëzit duhet të mendojnë më shumë rreth asaj për të pasur një gjumë më cilësorë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori