LAJMI I FUNDIT:

Adoleshentët i nervozojnë çdo ditë prindërit me këto 15 veprime

Adoleshentët i nervozojnë çdo ditë prindërit me këto 15 veprime
Teenager with sun glasses using smartphone on lazy chair

Jo Middleton nga Britani e Madhe, që është blogere dhe nënë e dy vajzave adoleshente, i ka mbledhur ankesat e prindërve dhe ka krijuar listën me 15 veprimet, kur fëmijët në moshën e adoleshencës dinë të jenë të padurueshëm.

Madje, gruaja që i rrit e vetme të dy vajzat, konsideron se ato veprojnë kështu çdo ditë, duke i shkaktuar shqetësim dhe lodhje, transmeton Telegrafi.


Sipas saj, është më lehtë të rritet një fëmijë i vogël që nuk kupton asgjë, sesa një adoleshent i lazdruar.

Më poshtë janë format dhe veprimet e adoleshentëve, me të cilat janë pajtuar prindërit me të cilët ka kontaktuar Middleton.

  1. Kurrë nuk i ndalin dritat kur dalin nga dhoma. Sikurse nuk e shohin që gjithçka është dritë. Kështu i lënë edhe gjatë ditës.
  2. Po që se i kritikon për diçka, arsyetohen se e ka bërë dikush që është zhdukur, jo vet ata.
  3. Kanë më shumë ankesa në ushqim, se kur ishin bebe. Ndonjëherë qeshin, po që se iu shërben kungullesha apo diçka shumë të lëngshme.
  4. Nuk pinë sa duhet ujë. Po që se i pyet, tregojnë se ku ndodhet kroi, por nuk shkojnë të pinë ndonjë gotë.
  5. Shkojnë në shkollë pa veshur xhaketë dhe pastaj ankohen se janë ftohur.
  6. Presin derisa ta keni përgatitur lazanjën, pastaj të thonë se nuk e duan aspak mishin.
  7. Nuk të lënë të shikosh filmin e preferuar, lajmet apo ndonjë emision edhe nëse iu tregon se jeni ju ai që e paguat platformën televizive.
  8. Thonë se janë duke e bërë, ndërsa shihet qartë se nuk do ta bëjnë kurrë.
  9. Gjithmonë e harrojnë së paku një gjë, pasi të kenë bërë dush.
  10. Ideja e tyre e të rregulluarit të dhomës së fjetjes, është fshehja e çdo gjëje, ku ju nuk mund ta shihni.
  11. Kur ftohen e kanë të pamundur t’i frynë hundët si duhet dhe i tërheqin gjatë tërë kohës, duke të shkaktuar krizë nervore.
  12. Duhet mësimdhënësit t’ju telefonojnë, sepse nuk iu tregojnë për dënimet apo notat e ulëta.
  13. Nuk iu lënë që t’ia shtrëngoni faqet duke i thënë se sa të mirë kanë qenë të vegjël, të dashur dhe simpatik.
  14. Iu duket vetja se janë rritur dhe nuk duan të shikojnë më filma për të vegjël, duke iu lënë vetëm dhe të dukeni si dështak.
  15. Duken krejt si ju, por janë më të rinj, të këndshëm dhe të bukur. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Interesante
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Amerikanja fiton 1 milion dollarë në lotari për herë të dytë në 10 javë

Amerikanja fiton 1 milion dollarë në lotari për herë të dytë në 10 javë

Interesante
Nëna e gjashtë fëmijëve që jeton në banesën dy dhomëshe, tregon në TikTok si ia del t’i sigurojë të gjithëve hapësirë për të fjetur

Nëna e gjashtë fëmijëve që jeton në banesën dy dhomëshe, tregon në TikTok si ia del t’i sigurojë të gjithëve hapësirë për të fjetur

Interesante
Pasagjeri kishte vendosur gjarpërinjtë në një çantë për syze dielli - ndalohet nga sigurimi i aeroportit

Pasagjeri kishte vendosur gjarpërinjtë në një çantë për syze dielli - ndalohet nga sigurimi i aeroportit

Interesante
Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Interesante
Kalo në kategori