LAJMI I FUNDIT:

Administrata e UP-së, garant ose shkatërrues i autonomisë së Universitetit

Administrata e UP-së, garant ose shkatërrues i autonomisë së Universitetit

Ditëve të fundit po bëhet grevë e punëtorëve të administratës së UP-së. Megjithatë pak mbulim po merr nga mediat. Të dhëna pas skandaleve dhe asaj që sjellë më shumë profit për to si biznese e jo si mjete të informimit korrekt e në shërbim të publikut, ato më me dëshirë merren me çështje personale siç mund të jenë martesat e figurave publike sesa me grevat që kohëve të fundit po ringjallen në diskursin publik po edhe si mjet i veprimit qytetar.

Universiteti i Prishtinës është universiteti publik. Punëtorët e Universitetit janë punëtorë të një institucioni publik, të financuar kryesisht nga buxheti i Republikës dhe i kontrolluar nga Kuvendi i Republikës e institucionet tjera relevante shtetërore. Po përse punëtorët e këtij institucioni, UP-së, nuk janë shërbyes civilë? Pra, sipas rrjedhës logjike këta punëtorë janë shërbyes të publikut. Tani duhet të shohim çka thotë ligji për shërbyesit civilë?


Sipas përkufizimeve në ligjin për Shërbimin Civil të Kosovës, na del që këta punëtorë do të duhej të ishin pjesë e shërbimit civil.

Neni 2 “Përkufizimet”, në dy pika të tij e definon shërbimin civil dhe nëpunësit e tij kësisoj:

“1.1. Shërbimi civil – i tërë trupi i personelit administrativ të punësuar, në institucionet e administratës qendrore dhe komunale të parapara me këtë ligj, të cilët zbatojnë politikat dhe sigurojnë respektimin e rregullave dhe procedurave përkatëse.”

“1.2. Nëpunës civil – personi i punësuar për ushtrimin e autoritetit administrativ publik në bazë të aftësisë dhe kapacitetit, i cili merr pjesë në formulimin dhe zbatimin e politikave, monitorimin e zbatimit të rregullave dhe procedurave administrative, sigurimin e ekzekutimit të tyre dhe ofrimin e mbështetjes së përgjithshme administrative për zbatimin e tyre.”

Punëtorët e Universitetit janë personel administrativ dhe ushtrojnë autoritetin administrativ publik. Punëtorët e Universitetit duhet të cilësohen si shërbyes civilë. Kjo do të garantonte dhe do ta forconte edhe më tutje autonominë e Universitetit. Si nëpunës civilë të shërbimit civil, punëtorët e Universitetit do të ishin të mosvarur në ushtrimin e detyrave të tyre dhe ruajtjes së rregullave në Universitet, sepse nuk do të mund të nxirreshin nga puna prej pushteteve e rrjedhimisht do të shndërroheshin në gardianë të tij.

Për një situatë normale, kjo që thamë më herët do të ishte rezultati. Pra, nëpunësit e UP-së si nëpunës të shërbimit civil do ta forconin autonominë e tij. Pra, parimisht ne do të duhet ta përkrahim kërkesën e tyre dhe duhet të jemi në solidaritet të plotë me ta. Por, ka një problem të vogël. Para se të bëhet kjo, duhet të bëhet vetëm edhe një gjë. Të verifikohet ardhja e secilit në punë dhe përgatitja profesionale e secilit në administratën e UP-së. Sepse, për vite të tëra është abuzuar aq shumë në të gjitha nivelet në UP, saqë ka mundësi që një numër i madh të punësuarish aty nuk janë kompetentë, madje mund të jenë të deleguar të klaneve për ta mbajtur nën kontroll UP-në.

Me dhënien e statusit të tyre si nëpunës të shërbimit civil, mund të përforcohet humbja e autonomisë së UP-së. Pra, le të bëhet një komision i UP-së dhe le ta vlerësoje gjendjen. Në ndërkohë le të bëhet një komision hetimor parlamentar për ta hetuar krejt historinë e administratës së UP-së. Le të verifikohen të gjithë nëpunësit dhe le tu jepet atyre statusi i shërbyesit civil të cilin ata e meritojnë.

Në trend

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Kalo në kategori