LAJMI I FUNDIT:

Adieu Jonny Hallyday

Adieu Jonny Hallyday

Ilaz Hysaj

Qindra-mijëra njerëz kishin vërshuar Avenynë Champs Elyse dhe kishën La Madeleine për t’i dhënë lamtumirën e fundit rokerit më të madh francez, Johny Hallyday.


Me miliona njerëz te shtunën qëndruan të ngjitur për ekranet televizive, që nga ora 10:30 e deri në ora 16:30 ku përcollën homazhin e paparë që i është bërë ndonjë personaliteti të artit në tokën franceze.

Presidenti Macron, në kishën e La Madeleine i bëri elozhe të veçanta artistit. Ai tha se “Johny nuk ishte vetëm këngëtar, Johny ishte vet jeta”.

Brigitte Macron dhe familja Hollyday kishin vendosur për Johnin të organizonin një ceremoni “homazhi popullor”, e jo “homazh nacional”. Një lojë e vogël fjalësh, por një dallim i madh kuptimor që lidhet me faktin se Johny ka tejkaluar përmasat e kontributit që lidhen me shtetin dhe kombin dhe ka prekur në thellësi të gjitha shtresat popullore dhe të gjitha vlerat njerëzore.

Këtë e dëshmoi edhe ky homazh grandioz i cili i përngjante drejtpërdrejtë një spektakli ku ishin prezentë shtresat më të lëna të shoqërisë – të pastrehët, e deri te elitat më të larta të artit, kulturës, shoqërisë dhe politikës franceze, si: Sylvie Vartan, Nathalie Baye, Eddy Mitchell, Line Renaud, Jean Reno, Jean-Louis Aubert, Mimie Mathy, Orlando, Michael Youn, Nagui, Salvatore Adamo, Mathilde Seigner, Jean Dujardin, Marion Cotillard, Patrick Bruel… Aty ishin edhe personalitetet zyrtare, si: presidenti i republikës, Emanuel Macron; Françoise Nyssen – ministër i kulturës; pastaj Nicolas Sarkozy dhe Carla Bruni; François Hollande dhe Julie Gayet; kryeministri Edouard Philippe…

Një eskortë prej 700 motoristëve me shirit të zi në krah përcollën arkivolin në shenjë kujtimi për lidhjen që e kishte Johny me motorët “Harley Davidson”!

Nuk ishte një homazh i zakonshëm, ishte një spektakël i gjallë ku fansat nga gjithë Franca këndonin, vallëzonin dhe qanin me ritmin Rock’n’Roll të Johny Hallydeyt.

Ku ishte sekreti i suksesit dhe dashurisë kaq të madhe të të gjitha gjeneratave dhe të gjitha shtresave me Johny Hallyday?

Përgjigjen e dhanë intervistat me anonimët dhe fansat e Johnit.

“Ai më përcolli në gjitha fazat e jetës sime”, thoshte një grua, “kur isha mirë, kur isha keq, kur festoja, kur isha e sëmurë dhe e dëshpëruar, kur isha e trishtuar thellë. E dëgjoja Johnin dhe ai më jepte forcë”.

Ish-presidenti Jacques Chirac, kur e dekoroi artistin, pati thënë se pos tjerash Johny Hallydai arriti më mirë se çdokush të lidhte muzikën dhe rokun amerikan me traditën franceze duke krijuar kështu një trend që frymëzoi gjenerata të tëra.

Johny Hallyday, pos zërit dhe muzikës së veçantë, inkarnoi edhe fuqinë, luftën dhe shpresën, duke mbetur kështu rokeri dhe artisti më i madh dhe më i dashur i të gjitha gjeneratave franceze dhe më gjerë.

Me dëshirën e artistit, varrimi do të bëhet në ishullin Saint Barthelemy ku ai kishte edhe vilën e vet të pushimit.

Në trend

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Kalo në kategori