Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, në shoqëri të përzgjedhësit Bernard Challandes, sekretarit të përgjithshëm, Eroll Salihu, ndihmëstrajnerit Muharrem Sahiti dhe menaxherit, Bajram Shala, po qëndrojnë në Shkup, ku do të ndjekin nga afër ndeshjen e sotme në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Izraelit.

Duke pasur parasysh që Kosova nuk arriti të kualifikohet direkt në Evropian nëpërmjet ciklit të rregullt kualifikues, tashmë e gjithë vëmendja dhe puna do të përqendrohet në përballjen gjysmëfinale kundër Maqedonisë së Veriut në muajin mars, me qëllim që të shfrytëzohet opsioni tjetër për kualifikim nëpërmjet barazhit të Ligës së Kombeve.

Plani B i Kosovës për kualifikim në 'Euro 2020': Detajet dhe datat e përballjeve Plani B i Kosovës për kualifikim në 'Euro 2020': Detajet dhe datat e përballjeve

Dhe pikërisht vizita e sotme (e martë) në Shkup realizohet në kuadër të studimit të lojës së kundërshtarit.

Në muajin mars, Kosova, si fituese e Grupit 3 në Ligën D, do ta zhvillojë ndeshjen gjysmëfinale në kuadër të ‘play-offit’ të Ligës së Kombeve si mysafir i Maqedonisë së Veriut.

Në rast të triumfit, atëherë do ta kërkojë fitoren edhe në finale ndaj fituesit të duelit në gjysmëfinalen tjetër, Gjeorgji – Bjellorusi, në mënyrë që si fituese e Ligës D në Ligën e Kombeve të kualifikohet në ‘Euro 2020’. /Telegrafi/

(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)