LAJMI I FUNDIT:

Adelina Tahiri kopjon këngëtaren serbe në klipin e ri? (Foto)

Adelina Tahiri kopjon këngëtaren serbe në klipin e ri? (Foto)

Këngëtarja Adelina Tahiri shumë shpejt prietet të sjell në treg një projekt të ri muzikor.

Kënga ka përfunduar së incizuari, ndërsa këto ditë këngëtarja ka nisur edhe xhirimet e videoklipit, të cilat është duke i bërë në Shkup.


Ajo ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një video, ku shfaqet teksa merrë poza në prapaskenën e xhirimeve.

Adelina merr plot dhurata dhe befasi të këndshme në ditëlindjen e 25 të saj (Foto/Video)
Lexo po ashtu Adelina merr plot dhurata dhe befasi të këndshme në ditëlindjen e 25 të saj (Foto/Video)

E veshur me një palë xhinse të shkurtër, një setër dhe flokë të kapura lart, Adelina dukej më e bukur se asnjëherë.

Mirëpo duket se një pamje e tillë nuk ka qenë e sajuar nga vet këngëtarja, pasi thuajse të njëjtin imazh kemi patur rastin ta shohim tek këngëtarja serbe Jelena Karleusa në një koncert të saj, çka tregon për një ‘kopjim’ të mundshëm të Adelinës ndaj këngëtares serbe.

Mund të ketë qenë edhe rastësi, por ngjashmërie e tyre në stil është vërtet e madhe. /Telegrafi/

Adelina Tahiri në xhirimet e klipit të ri. Foto nga Instagram.

Jelena Karleusa