Adelina mohon sërish lidhjen me Dardan Berishën

Adelina Tahiri ka folur për spekulimet rreth një lidhje dashurie mes saj dhe basketbollistit Dardan Berisha.
Këngëtarja shkupjane ka mohuar se mes tyre ka diçka më shumë se sa një miqësi, transmeton Telegrafi.
Këto deklarata Adelina i ka bërë derisa ishte e ftuar në emisionin “Një kafe me Labin” në Radiotelevizionin 21.
“Dardanin e kam vetëm shok të ngushtë nuk e di pse po spekulohet për një lidhje të tillë. Kurdo që të kem të dashur do t’u tregoj gjithë fansave të mi’, ka thënë Adelina. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
27/04/2015
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































