Adelina Emini ka publikuar në YouTube një sekuencë nga videoklipi i saj më i ri.

Këngëtarja së fundi zbuloi se do të vijë me një projekt të ri muzikor, të cilin e ka titulluar “Afër meje”, dhe të cilin po e shoqëron edhe me klip.


Sot Adelina ka publikuar edhe trailerin e videoklipit, një sekuencë ku ajo shfaqet me një fustan të kaltër në mes të gjelbërimit.

Videoklipi është realizuar nga produksioni Max Production dhe është xhiruar në Shqipëri. Kënga e është punuar nga Alandy Max Audio me tekst të reperit Lyrical Son.

Kënga e fundit e lansuar nga Adelina ishte “Bota ime”. /Telegrafi/