eksperti-banner

Adele i ka shpenzuar katër milionë funte (4.7 milionë euro) për të blerë një shtëpi të shekullit të 18-të në Sussex.

28-vjeçarja ka zgjedhur një shtëpi me tetë dhoma gjumi, ku ajo planifikon të jetojë një jetë normale.


adele1

Ajo planifikon që të jetojë në shtëpinë e saj në fshat së bashku me djalin katërvjeçar dhe me burrin e saj.

Më interesantja në këtë mes është se fqinjët e saj në Sussex nuk ia kanë idenë se kush është ajo, transmeton KP.

“Unë nuk do ta dija kush është Adele edhe nëse ajo do binte në pjatën time”, ka thënë njëri nga fqinjët.

adele2

Shtëpia ka një fushë tenisi, një shtëpi druri në pemë dhe tri shtëpi druri për mysafirë.