LAJMI I FUNDIT:

Abrashi: Projektet me vendet e Ballkanit Perëndimor lehtësojnë lëvizjen e njerëzve dhe mallrave

Abrashi: Projektet me vendet e Ballkanit Perëndimor lehtësojnë lëvizjen e njerëzve dhe mallrave

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi pas takimit me Matej Zakonjshek, sekretariatit të përhershëm të Komunitetit të Transportit në Komisionin Evropian, ka thënë se kanë diskutuar për projekte e përbashkëta të vendeve të Ballkanit Perëndimor e që për synim kanë lehtësimin e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave.

Abrashi në një konferencë për media ka thënë se, Kosova është gati për takimin e ministrave të Transportit, që do të mbahet në Bruksel, që synohet financimi i projekteve për rajoni.


“Kemi diskutuar çështje me rëndësi për vendin edhe rolin e këtij komunitetit për Ballkanin Perëndimor. Ky komunitet tani ka katër prioritetet të cilat ndërlidhen me lëvizjen e lirë të qytetarëve. E para ka të bëjë me përmirësimin e infrastrukturës hekurudhore dhe gjithçka që ndërlidhet me transportin hekurudhor, e dyta ka të bëjmë me përmirësimin dhe ndihmën që i jep Ballkanit Perëndimor në infrastrukturën rrugore. E treta ka të bëjë me sigurinë në rrugë dhe në trafik dhe e katërta ka të bëjë me të gjitha lehtësirat në transportit rrugor, hekurudhor në mes vendeve të Ballkanit. Ne sot kemi diskutuar për shumë çështje që prekin edhe Kosovën edhe vendet e Ballkanit perëndimor dhe synojmë të bëjmë edhe një plan veprimi në fillim të muajt të ardhshëm i cili do t’i paraprijë takimit të ministrave të Transportit në Bruksel ku do të diskutojmë për të gjitha këto”, theksoi Abrashi.

Ndërsa, Zakonjshek theksoi se kanë një plan të qartë për ta ndihmuar Ballkanin në modernizimin e transportit me qëllim zhvillimin ekonomik. /KP/